Vidhet kasaforta në Qendrën e Regjistrimit të Automjeteve në Mitrovicë

Objekti i Qendrës së Regjistrimit të Automjeteve në Mitrovicë ka qenë cak i hajnave.

Policia ka njoftuar se orët e para të mëngjesit të djeshëm në rrugën “Agim Ramadani” në Mitrovicë është raportuar se disa persona kanë hyrë brenda Qendrës së Regjistrimit të Automjeteve dhe nga aty kanë vjedhur kasafortën e postës.

Tutje policia në raportin ditor ka përmendur edhe se në kasafortë kishte një shumë prej 124 eurove.

Ligjur me këtë rast policia ka arrestuar një punëtor sigurimi  i cili në momentin e vjedhjes kishte lëshuar vendin e punës.

Pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari lirohet në procedurë të rregullt.