Vidhet kasaforta me rreth 8 mijë euro në Fushë Kosovë

Një kasafortë brenda të cilën ndodheshin 7 mijë e 848 euro është vjedhur mbrëmë.

Policia ka bërë të ditur se rasti ka ndodhur mbrëmë rreth orës 23:00, në Fushë Kosovë.

Sipas ankuesit, persona të panjohur kanë vjedhur kasafortën në të cilën ndodheshin këto para.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe njësitë relevante policore, ndërsa për rastin është njoftuar edhe prokurori kujdestar.