Vidhet  kasaforta me 12 armë brenda lokalit të armëve

Një vjedhje e rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të ditës së djeshme në sheshin “Njazi Ademi” në Viti.

Policia ka bërë të ditur se dje rreth orës 03:14 në mëngjes, persona të panjohur kanë depërtuar me forcë në një dyqan, i cili merret me shitjen e armëve.

Sipas pronarit të lokalit, është vjedhur një kasafortë në të cilën kanë qenë të vendosur rreth 10-12 armë dhe rreth 3-4 pako e municionit 9mm.

Rasti është duke u hetuar nga ana e policisë, përderisa nuk raportohet për ndonjë person të arrestuar.