Foto: REL

Vidhet arka në xhami

Policia e Kosovës thotë se dje rreth orës 16:10 është raportuar se persona të panjohur kanë depërtuar në xhami në Graçanicë, ku kanë arritur të vjedhin arkën e xhamisë.

Arka shërbente për grumbullimin e parave për humanitet.

Sipas ankuesit, në arkë kishte para të gatshme 20 euro dhe 1,000 dinarë.

Rasti, i cili po trajtohet si vjedhje e rëndë, është duke u hetuar.