Vidhet ari në shtëpinë e mërgimtarit në Viti

Një grua nga Vitia është ankuar në Policinë e Kosovës se disa persona të panjohur kanë vjedhur stoli ari në shtëpinë e kunatit të saj.

Sipas ankueses, ky i fundit jeton jashtë vendit.

Ngjarja ka ndodhur dje pasdite rreth orës 11:00.

Policia e Kosovës ka njoftuar se rasti po vazhdon të hetohet.