llustrim, stoli

Vidhet ari në Prizren, arrestohet një burrë dhe një grua

Janë arrestuar një burrë dhe një grua pasi dyshohet se kanë vjedhur ari në Prizren.

Rastin në Polici e ka raportuar pronarja e dyqanit e cila ka deklaruar në polici se vlera e arit të vjedhur është rreth 1,539 euro.

Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën Adem Jashari rreth orës 13:10.