Foto: Policia e Kosovës

Vidhen tri armë zjarri në Ferizaj

Një person ka raportuar në Polici se persona të panjohur, me forcë kanë depërtuar brenda një objekti dhe kanë vjedhur tri armë zjarri dhe 100 copë fishekë të kalibrave të ndryshëm. 

Kështu është bërë e ditur në raportin 24 orësh të Policisë, më 12.09.2024. 

Lidhur me rastin është njoftuar prokurori dhe rasti ka shkuar në procedurë të rregullt, njofton Policia. 

Rasti raportohet të ketë ndodhur në Ferizaj, të mërkurën, më 11.09.2024 rreth orës 12:20.