Foto: Afrim Ejupi / KALLXO.com

Vidhen topa e demolohen orendi brenda një salle sportive në Rahovec

Një vjedhje është raportuar në një shkollë në Rahovec më 06.01.2025.

Policia ka njoftuar se disa topa futbolli janë vjedhur ndërsa janë dëmtuar edhe disa orendi të sallës sportive brenda shkollës.

Deri më tani nuk ka ndonjë person të identifikuar për vjedhjen ndërsa në polici është raportuar se persona të panjohur kanë depërtuar me forcë përmes dritares në sallën e edukatës fizike.

Tashmë rasti është iniciuar si vjedhje e rëndë dhe është duke u hetuar nga policia.