Ilustrim

Vidhen, stoli ari e para të gatshme

Një vjedhje e rëndë është raportuar se ka ndodhur gjatë ditës së djeshme brenda një shtëpie në Vushtrri.

Sipas njoftimit të Policisë, këtë vjedhje dyshohet se e kanë kryer dy të mitur, të cilët nga dy kasaforta të metalta, kanë vjedhur stoli ari dhe para të gatshme.

Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit dhe pas sigurimit verbal të urdhëresës nga gjyqtari, është kryer bastisje në dy lokacionet e dyshuara, mirëpo nuk është gjetur asgjë e dyshuar.

Rasti po vazhdon të hetohet.