Vidhen shtyllat elektrike në Deçan
29.3.2019 - 21:37
Kryetari i komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj ka kritikuar qytetarët e pandërgjegjshëm për ‘vjedhjen’ e shtyllave elektrike, që planifikohej të vendoseshin në bjeshkët e kësaj komune.
Përmes llogarisë së tij në rrjetin social Facebook, Ramosaj ka thënë se nuk po arrin ta besoj që dikush e ka bërë këtë veprim.
“Edhe kjo po bojka Vaki! Kur jemi në prag të realizimit të projektit për elektrifikimin e bjeshkëve, projektit më të rëndësishëm për qytetin tonë, s’po mund të besoj që ka njerëz që i ,, vjedhin” shtyllat elektrike të vendosura për këtë projekt.BR”, ka shkruar kryetari i Deçanit.