Vidhen sërish minibiblotekat te 'Bregu i Diellit' e në Prishtinë

Minibiblotekat e vendosura në lagjen “Bregu i Diellit” dhe “Lagjen e Spitalit” në Prishtinë kanë cek cak i hajnave sërish.

Kështu ka deklaruar OJQ “ETEA” me anë të një njoftimi në Facebook.

“Nga komuniteti i lagjeve të “Bregut të Diellit” dhe “Lagjes së Spitalit” kemi kuptuar se minibibliotekat e lagjeve të lartëcekura janë vjedhur dhe sulmuar edhe njëherë”, thuhet në njoftim.

Tutje thuhet edhe se minibiblotekat do të zhvendosen në një pikë tjetër.

“Në konsulta mes partnerëve implementues të projektit dhe banorëve kontributdhënës për jetësimin e projektit “Minibibliotekat e lagjeve” kemi ardhë në përfundim që këto dy minibiblioteka të zhvendosen nga pikat ku janë të vendosura aktualisht. Fatkeqësisht të dyja minibibliotekat që po sulmohen janë të vendosura në afërsi të shkollave, për dallim nga tri të tjera të cilat po funksionojnë në mënyrën më të mirë të mundshme. Prandaj, deri në një kohë më të mirë jemi të detyruar që minibibliotekat t’i vendosim larg shkollave”, thuhet tutje në njoftim.

Ata kanë njoftuar edhe se shtatë minibiblotekat e tjera dhe vendosja e tyre do të pezullohet për disa ditë.

“Ndërkohë, procesi i hapjes së shtatë minibibliotekave të tjera është pezulluar për disa ditë pasi kemi zhvilluar disa takime me krerët e Drejtorisë së Kulturës në Prishtinë, me qëllim që, përveç tjerash, mirëmbajtja e minibibliotekave të jetë edhe përgjegjësi e Ndërmarrjes Publike Banesore. Si përfundim, minibibliotekat e dëmtuara do të zhvendosen në pika më të sigurta dhe do të rifunksionalizohen, ndërsa nga kjo javë fillon hapja e minibibliotekave të reja. Tutje, planifikohet të organizohen sesione informuese në shkolla për të mirën e përbashkët, dhe në fund të vitit do të organizohet një ngjarje përmes së cilës projekti “Minibibliotekat e lagjeve” synon të zgjerohet më tej, derisa libri të jetë në çdo cep të qytetit dhe shtetit, pavarësisht sfidave dhe/apo vështirësive.”, përfundon njoftimi i ETEA-s.

Dëmtohen dy mini-bibloteka në Prishtinë