Vidhen rrjetat e golave në kompleksin sportiv 'Prishtina'

Futbollistët e klubit Prishtina të grup moshave U-17 sot në mëngjes janë përballur me një befasi aspak të këndshme.

Sipas Kushtrim Sopës,” disa njerëz të pa ndërgjegjshëm dhe pa pikë morali njerëzor”, gjatë mbrëmjes kishin vjedhur rrjetat e golave të lojës.

Sopa ka shkruar se po të njëjtit njerëz ishin bërë gati që sot të vjedhin edhe shtyllat (skeleturën e gollave).

“Disa “njerëz” të pa ndërgjegjshëm dhe pa pikë morali njerëzor, gjatë mbrëmjes kishin vjedhur rrjetat e golave të lojës si dhe mjetet përcjellëse të tyre, gjithashtu i kishin bë gati për ditën e sotme ti vjedhin edhe shtyllat (skeleturën e golave) duke i shliruar ato fillimisht pastaj sonte sigurisht për t`i çmontuar dhe për t`i vjedhur copë-copë”, ka shkruajtur Sopa.

Sipas Sopës kjo nuk është hera e parë që ata dëmtohen.

“Kjo nuk është hera e parë që ne dëmtohemi duke na shkaktuar dëme të konsiderueshme në dyer dhe dritare, pajisje sportive me theks të veçantë topa të lojës, etj.”, ka shkruajtur me tutje Sopa.