Vidhen rrethojat e varrezave në Suharekë

Një person është ankuar në Policinë e Kosovës se në një fshat të Suharekës janë vjedhur rrethojat e varrezave.

Në raportin 24 orësh policor nuk është treguar se për cilin fshat bëhet fjalë, mirëpo është treguar se ngjarja dyshohet se ka ndodhur dje rreth orës 14:00.

“Ankuesi ka raportuar se persona të pa njohur kanë vjedhur rrethojat e varrezave të fshatit” – thuhet në njoftim.

Tutje u tha se në konsultim me prokurorin kujdestar, rasti vazhdon në procedurë të rregullt.