Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Vidhen rreth 200 kg kabllo në KEK

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka kapur një të dyshuar për vjedhje të kabllo brenda termocentralit Kosova A.

Pasi informatave, Policia e Kosovës ka ndaluar një veturë me targa vendore, ku pas kontrollimit i janë gjetur rreth 200 kg kabllo elektrike prej barki, që dyshohet se është vjedhur nga brenda termocentralit Kosova A.

“Vetura së bashku me kabllon janë sekuestruar. I dyshuari është arrestuar, ndërsa një i dyshuar tjetër gjendet në arrati. Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje.”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.