Ilustrim

Vidhen rreth 10 mijë euro në një qendër tregtare në Xërxë

Në mëngjesin e sotëm është kryer një vjedhje në një qendër tregtare në fshatin Xërxë të Rahovecit.

Sipas informatave të para dyshohet së janë vjedhur një sasi e konsiderueshme e cigareve të ndryshme 100 shteke, si dhe janë thyer arkat ku janë vjedhur të holla në vlerë rreth 10 mijë euro.

Zëdhënësi i Policisë Rajonale të Gjakovës, Nysret Xhurkaj ka thënë se personat e panjohur në objektin e qendrës tregtare kanë depërtuar nga ana e pasme ku kanë hapur një vrimë në murin e jashtëm me mjete të forta në dimensione 40×50 centimetra dhe përmes saj kanë depërtuar brenda dhe kanë kryer vjedhjen.

“Patrullat policore i janë përgjigjur thirrjes dhe kanë bërë sigurimin e vendit të ngjarjes. Në vendngjarje kanë dalë Njësiti i hetimeve dhe Forenzika të SP-Rahovec si dhe Njësiti i hetimeve rajonale që kanë kryer shikimin e vendit të ngjarjes dhe mbledhjen e dëshmive”, ka thënë Xhurkaj për KALLXO.com.