ILUSTRIM- Xhami në Prishtinë. Foto: Denis Sllovinja/Kallxo.com

Vidhen para në një xhami në Rahovec

Një vjedhje është raportuar se ka ndodhur në një xhami në rrugën Sheshi i Republikës në Rahovec.

Policia ka njoftuar se një i panjohur ka hyrë në xhami duke përdor mjete të forta. I njëjti dyshohet se ka demoluar kasafortën dhe ka vjedhur paratë që ishin në arkën e objektit fetar.

Rasti që raportohet se ka ndodhur më 07.12.2024 është nën hetime.