Foto: REL/Reuters

Vidhen para në një xhami në Prishtinë

Policia e Kosovës ka raportuar se persona të panjohur kanë vjedhur 100 euro në një xhami në Prishtinë.

Në raportin policor, 24 orësh, policia nuk ka bërë të ditur nëse kanë arritur të identifikojnë kryerësin e veprës.

Policia ka njoftuar se rasti është duke u hetuar nga njësitet kompetente.

Rasti ka ndodhur me 23 shkurt rreth orës 11:00 në rrugën Hasan Zyko.