Vidhen para në një tyrbe në Gjakovë

Një grua ka raportuar në polici se janë vjedhur paratë për bamirësi në një tyrbe në Gjakovë.

Në komunikatën e policisë thuhet se ende nuk janë identifikuar kryerësit e veprës.

Gjithashtu, në raportin 24 orësh, nuk është bërë e ditur se sa ka qenë vlera e parave të vjedhura.

Rasti ka ndodhur të premten rreth orës 17:00 ndërsa ekipet përgjegjëse të Policisë së Kosovës janë duke e hetuar rastin.