Ilustrim

Vidhen para e stoli ari në një shtëpi në Prizren

Përgjatë një intervali ditor konkretisht nga 7 janari deri ditën e djeshme, ankuesi ka raportuar se në shtëpinë e tij janë vjedhur stoli ari e para të gatshme.

Shuma e parave nuk është përmendur në raportin policor.

Ankuesi sipas policisë, ka raportuar se persona të panjohur kanë hyrë brenda shtëpisë së tij ndërsa brenda nuk ka qenë askush.

Rasti ka ndodhur në Prizren ndërsa policia ka thënë se është duke u hetuar ngjarja.

Lënda e ankuesit sipas policisë është iniciuar si vjedhje e rëndë.