FOTO ILUSTRIM

Vidhen para e stoli ari në Lipjan

Para të gatshme, dhe stoli ari janë vjedhur brenda një shtëpie në rrugën “Nuhi Berisha”, në Lipjan.

Policia ka bërë të ditur se vjedhja ka ndodhur dje rreth orës 19:40.

Sipas pronari të shtëpisë, i cili ka raportuar rasti në polici, persona të panjohur kanë hyrë brenda shtëpisë së tij dhe kanë vjedhura para të gatshme dhe stoli ari, por që shuma e parave të vjedhura nuk është bërë e ditur.

Rasti po hetohet nga njësitet policore, por nuk raportohet për persona të arrestuar.