ILUSTRIM- Xhami në Prishtinë. Foto: Denis Sllovinja/Kallxo.com

Vidhen para brenda xhamisë në Matiqan

Brenda xhamisë në Matiqan të Prishtinës, gjatë ditës së djeshme ka ndodhur një vjedhje e rëndë.

Policia k bërë të ditur se një person ka raportuar se disa persona të panjohur kanë dëmtuar derën e hyrjes së xhamisë.

Tutje policia ka bërë të ditur se të dyshuarit kanë arritur të marrin nga arka e xhamisë para të gatshme në vlerë rreth 20-30 euro.

Në lidhje me këtë rast në raportin e policisë nuk raportohet për ndonjë person të arrestuar.