Vidhen pajisje të radarëve në Aeroportin e Prishtinës

Dje në Aeroportin e Prishtinës ka pasur vjedhje të pajisjeve mekanike të radarëve civil të paketuar.

Sipas raportit të policisë, njësitet doganore kanë raportuar për këtë vjedhje të pajisjeve mekanike.

Sipas policisë, në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet përkatëse policor.

Nuk është raportuar për persona të identifikuar dhe të arrestuar për këtë rast të vjedhjes.