Foto Ilustrim: Vjedhje

Vidhen një veturë e dy kasaforta për 24 orë në Prishtinë

Policia e Kosovës ka njoftuar se tri vjedhje kanë ndodhur në 24 orët e fundit në Prishtinë.

Vjedhjet janë kategorizuar si vjedhje të rënda.

Një grua gjatë ditës së djeshme ka njoftuar policinë se i është vjedhur vetura nga një person i dyshuar. Rasti është iniciuar dhe po hetohet nga ana e policisë.

Një vjedhje tjetër është shënuar dje rreth orës 16:20. Ankuesi ka raportuar se të dyshuar të panjohur kanë thyer një kasafortë dhe nga aty kane vjedhur rreth 100 euro. Edhe për këtë rast policia ka njoftuar se rasti është duke u hetuar.

Një kasafortë tjetër dyshohet se është vjedhur në një lokal. Vjedhja ka ndodhur gjatë kohës policore, pra rreth orës 19: 50. Policia ka arrestuar të dyshuarin dhe e ka dërguar në mbajtje për 48 orë.  Nga kasaforta siç ka njoftuar policia janë vjedhur 1 mijë e 978 euro.