Vidhen një llaptop dhe një televizor brenda një objekti në Pejë

Një qytetarë në Pejë ka raportuar në Polici se persona të panjohur kanë depërtuar brenda një objekti, ku kanë vjedhur një llaptop dhe një televizor.

Ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 07:40 dhe njësitë policore kanë dal në vendin e ngjarjes.

Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, rasti nen hetime, ka njoftuar Policia e Kosovës.