Vidhen moteli dhe restoranti në Ferizaj, dëmet mbi 20 mijë euro

Një vjedhje e rëndë ka ndodhur në fshatin Burrnik të Ferizajt, të martën pasdite.

Dëmet nga vjedhjet në motel dhe restorant janë mbi 20 mijë euro.

Policia e Kosovës bën të ditur se qytetari ka informuar se persona të panjohur në restorantin dhe motelin e tij kanë vjedhur kuzhinën me pajisje me vlerë rreth 15.000 euro, radiator për ngrohje me vlerë rreth 2.000 euro, disa pajisje sanitare me vlerë 1.500 euro.

Sipas tij janë vjedhur edhe dy dyer dhe rrethojë të hekurt me vlerë rreth 1.000 euro, pesë frigoriferë me vlerë 1.500 euro dhe janë dëmtuar disa dhoma të motelit me vlerë rreth 500 euro.