Vidhen më shumë se 5 mijë euro në Qendrën e Regjistrimit Civil në Podujevë

Policia e Kosovës ka thënë se kanë pranuar dje një raportim se në Qendrën e Regjistrimit Civil në Podujevë ka ndodhur një vjedhje e rëndë.

Në raportin 24-orësh është thënë se persona të panjohur kanë depërtuar me forcë ku kanë hapur kasafortën e filialit të postës dhe prej aty kanë vjedhur 5 mijë e 853 euro e 60 cent para të gatshme.

Përpos kësaj, raportohet se janë vjedhur edhe mbushje të telefonit në vlerë rreth 200 euro dhe pulla postare në vlerë rreth 100 euro si dhe dy DVR.

Sipas njoftimit të Policisë, ngjarja dyshohet se ka ndodhur në rrugën Sali Çitaku në mes datave 12-15 maj të këtij viti.

Tutje është thënë se nuk është raportuar për ndonjë të arrestuar dhe se rasti është nën hetime.