Ilustrim

Vidhen mbi 43 mijë euro në një lokal në Prishtinë

Policia e Kosovës ka njoftuar se në një lokal në “Rrugën B” në Prishtinë është kryer një vjedhje e rëndë.

Menaxherja e lokalit i ka thënë Policisë se nga kasaforta janë vjedhur 43.466 euro.

Ajo ka rrëfyer se persona të panjohur kanë depërtuar me forcë në lokal dhe kanë arritur të vjedhin paratë nga kasaforta e lokalit.

Në lidhje me rastin është njoftuar  prokurori ndërsa rasti është duke u hetuar.

Sipas Policisë, vjedhja ka ndodhur më 28 dhe 29 nëntor.