Vidhen kapakët e pusetave nëpër disa fshatra të Drenasit (FOTO)

Komuna e Drenasit ka njoftuar se gjatë ditëve të fundit në disa fshatra të kësaj komune, po bëhen vjedhje dhe dëmtime të kapakëve (metalik) të rrjetit të kanalizimit dhe ujërave atmosferik.

Komuna ka kërkuar nga organe kompetente që të bëhet gjithçka që është e mundur për ta parandaluar këtë dukuri si dhe kanë sugjeruar të hulumtohen ato vende ku blejnë hekurishte “në mënyrë që keqbërësit të vihen para drejtësisë”.

“Drejtoria e Shërbimeve Publike dhe Emergjencë shpreh shqetësimin me rastin e dëmtimit dhe marrjen e kapakëve të ujëmbledhësve që po ndodhin në disa rrugë edhe të qytetit nga personat e papërgjegjshëm” është thënë në njoftimin e komunës.

Kjo Komunë ka apeluar që qytetarët të ndihmojnë në evidentimin e atyre që i marrin kapakët e pusetave.