Vidhën kapakët e pusetave në Gjakovë, reagon kryetari Ardian Gjini

Në shëtitoren e lumit ‘Krena’ në Gjakovë gjatë ditës së djeshme janë vjedhur kapakë të pusetave.

Në lidhje me këtë, kryetari i komunës së Gjakovës, Ardian Gjini, ka thënë se Policia e Kosovës në kohë rekord ka arritur që t’i kap dëmtuesit e pronës publike.

“Vlera monetare mund të zëvendësohet, por asnjëherë dëmtimi që mund të pësojë qytetari i cili i shfrytëzon hapësirat publike. Karriga e dëmtuar përpos një imazhi të shëmtuar, ju bën që të mos e shijoni çlodhjen. Vjedhja e pusetes rrezikon jetën e secilit prej nesh. Dëmtimi i ndriçimit publik na krijon pasiguri”, ka shkruar Gjini në ‘Facebook’.

Sipas tij, Gjakova ka të vendosura numër të madh të kamerave publike, e që sipas Gjinit, e rendit si qytetin më të sigurt në të gjithë vendin.

“Askush nuk do të tolerohet për dëmtimet e pronës publike. Qyteti na takon të gjithëve, andaj duhet të angazhohemi të gjithë për ruajtjen dhe sigurinë e tij”.