Vidhen kabllot në Kolashin të Ibrit, organizata turistike pezullon aktivitetet

250 metra kabllo të sigurimit për ngjitje në majën “ Via Ferrata Berim” në Kolashin të Ibrit të  Zubin Potokut  janë vjedhur dhe çmontuar, njofton zyra e “ Outdoor In.”

“ Outdoor In ” ka njoftuar se do të pezullojë të gjitha aktivitetet dhe veprimet për promovimin e zonës turistike Kolashini i Ibrit, deri sa policia të i gjej autorët e këtij krimi.

“Duke pasur parasysh që vjedhja e kabllove krijoi një sfidë të sigurisë, ne jemi të detyruar të informojmë publikun se “Outdoor In” po pezullon të gjitha veprimet dhe aktivitetet turistike në promovimin e Ibarski Kolasin deri sa policia t’i autorët e këtij krimi” thuhet në komunikatën e iniciativës për zhvilimin e turizmit. Dhe sipas tyre, pas vjedhjes së  kabllos ngjitja në Via Ferrata nuk është i sigurt për turistët.

Në komunikatë thuhet se ishte krijuar një shërbim profesional udhëzues duke blerë pajisje moderne teknike dhe ishte vendosur standardi i lartë në administrimin e objekteve aventureske për turistët.

Sipas tyre Kolashini i Ibrit për  një kohë të shkurtër është bërë një destinacion i famshëm për turizëm aventuresk, pushime aktive dhe se ky vend është një ndër  10 destinacionet më të mira të fshehura në Ballkanin Perëndimor.

Zhvillimi i turizmit në komunën e Zubin Potok është një projekt i nisur me qëllim për të kontribuar në përmirësimin e mjedisit dhe  biznesit në komunën e Zubin Potokut dhe zhvillimin e turizmit  përmes strategjive turistike, ndërtimit të e infrastrukturës, plazheve e terreneve për fëmijë.