Ilustrim - Vjedhje e veturës

Vidhen dy vetura në Prishtinë

Dy raste të vjedhjes së veturave janë shënuar mbrëmë në Prishtinë.

Njëri rast ka ndodhur në rrugën “Henri Dunant” e tjetri në rrugën “Rexhep Krasniqi”.

Rasti i parë ka ndodhur në ora 11:20 ku një person ka raportuar në polici se persona të panjohur i kanë vjedhur veturën e tij.

Policia ka shtuar se njësia policore është duke hetuar rastin.

Rasti tjetër ka ndodhur në ora 15:15 ku një person ka informuar se persona të panjohur i kanë vjedhur veturën e tij.

Tutje Policia thotë se është duke e hetuar rastin.