Ilustrim - Vjedhje e veturës

Vidhen dy pasaporta, letërnjoftim dhe para nga vetura e një gruaje

Një grua ka raportuar se persona deri më tani të pa njohur ia kanë thyer xhamin e veturës së saj dhe i kanë vjedhur një pasaportë të Republikës së Kosovës, një pasaportë të shtetit gjerman, një letërnjoftim të shtetit gjerman dhe 230 euro.

Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori i shtetit.

Rasti vazhdon të hetohet nga njësitet policore.

Rasti është iniciuar dje në Podujevë në orën 22:30.