Foto: Komuna e Lipjanit/Facebook

Vidhen dhjetëra kapakë të pusetave në Lipjan

Komuna e Lipjanit ka shprehur shqetësim lidhur me rastin e dëmtimit dhe marrjen e kapakëve të ujëmbledhësve që po ndodhin në disa rrugë të qytetit nga siç i ka quajtur personat e papërgjegjshëm.

Komuna në një njoftim në Facebook ka theksuar se rasti i fundit ka ndodhur në rrugën prej udhëkryqit Gllogovc – Rubovc deri te stadiumi i qytetit ku janë dëmtuar dhe janë marrë dhjetëra kapak të ujëmbledhësve.

“Komuna apelon tek të gjithë qytetarët që të lajmërojnë në organet kompetente të gjithea dukuritë negative sikurse ky rasti fundit sepse po dëmtohet edhe infrastruktura rrugore”, thuhet në këtë reagim.

Foto: Komuna e Lipjanit/Facebook
Foto: Komuna e Lipjanit/Facebook