Hekurudha - Foto: Rtv21

Vidhen binarët e hekurudhës

Policia e Kosovës ka njoftuar se 16 metra binar të hekurudhës në Komunën e Rahovecit janë vjedhur gjatë ditës së djeshme.

Policia ka njoftuar se një person ka raportuar se persona të panjohur kanë vjedhur binarët e hekurudhës.

Vlera e binarëve të vjedhur sipas policisë nuk dihet ende.

Rasti po vazhdon të hetohet nga ana e policisë, përderisa nuk raportohet për ndonjë person të arrestuar në lidhje me këtë rast.

Do NOT follow this link or you will be banned from the site!