Vidhen barna në QKMF-në e Prizrenit

Punëtori i sigurimit i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Prizren, ka raportuar në polici se janë vjedhur një sasi e barnave në këtë qendër.

Sipas policisë, ai ka raportuar se persona të panjohur kanë depërtuar me forcë në podrumin e QKMF-së që mbaheshin këto barna.

Policia ka shtuar se njësia përkatëse policore është duke e hetuar rastin.