Ilustrim

Vidhen 8 mijë euro nga arka e një marketi në Fushë Kosovë

Një vjedhje e rëndë është raportuar se ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të ditës së djeshme në një market në fshatin Sllatinë në Fushë Kosovë.

Sipas njoftimit të policisë, rasti ka ndodhur rreth orës 04:15.

Punëtorja e marketit ka raportuar në polici se persona të panjohur kanë thyer marketin dhe nga arka kanë vjedhur rreth 8 mijë euro para të gatshme.

Nuk raportohet për ndonjë person të arrestuar ndërsa policia po vazhdon të merret me rastin.