Ilustrim

Vidhen 8 euro në një xhami në Gjilan

Një i mitur, shtetas i Serbisë, është arrestuar dje gjatë ditës në Gjilan.

Ai dyshohet se ka vjedhur 8 euro nga kutia e ndihmave në një xhami të këtij qyteti.

Sipas Policisë së Kosovës, i dyshuari gjatë intervistimit ka pranuar se ka kryer edhe vjedhje të tjera të parave dhe të telefonave, kryesisiht nëpër kafiteri.

Gjithmonë duke iu referuar raportit të Policisë, lidhur me rastin është konsultuar prokurori i shtetit.

Ky i fundit ka vendosur që i dyshuari i mitur të dërgohet në mbajtje.