Peja. Foto:Atdhe Mulla.

Vidhen 44 copë shtylla të metalit në një shkollë në Pejë

Janë vjedhur 44 shtylla të metalit në një shkollë në Pejë.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, këto shtylla shërbenin për rrethojat e oborrit të shkollës.

Vjedhja ka ndodhur në fshatin Nebergjan të Pejës dhe rasti është raportuar nga drejtori i shkollës.

Tutje në raport bëhet e ditur se ky rast është raportuar rreth orë 09:00.