Rahoveci

Vidhen 42 armë në një lokal në Rahovec

42 armë dhe një shumë e parave janë vjedhur në orët e para të mëngjesit të ditës së djeshme brenda një lokali në Rahovec.

Rasti ka ndodhur të dielën rreth orës 3 të mëngjesit.

Sipas njoftimit të policisë, pronari i  lokalit ka raportuar në polici se persona të panjohur me forcë kanë depërtuar në lokalin e tij dhe kanë vjedhur 14 pushkë gjuetie, 28 pistoleta dhe rreth 800 euro para të gatshme.

Njësitet përkatëse policore janë duke e hetuar rastin.