Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Vidhen 400 metra kabllo në Gjakovë

Policia e Kosovës ka njoftuar se një person është ankuar gjatë ditës së djeshme se janë vjedhur 400 metra kabllo.

Sipas njoftimit, ngjarja ka ndodhur në rrugën “Elion  Zherka” në Gjakovë, dje rreth orës 12:40.

“Ankuesi ka raportuar se në një objekt persona të panjohur kanë vjedhur rreth 400 metra kabllo” – është thënë në njoftim.

Policia ka treguar se në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore dhe se rasti është duke u hetuar.