Vidhen 3 mijë e 500 euro nga kasaforta e një zyre në Prishtinë

Brenda një zyre në rrugën “Shpëtim Rrobaj”, në Prishtinë, në orët e para të mëngjesit të ditës së djeshme ka ndodhur një vjedhje e rëndë.

Sipas njoftimit të bërë nga ana e policisë, pronari i zyrës ka raportuar në polici se persona të panjohur kanë hyrë në zyrën e tij dhe nga kasaforta kanë vjedhur rreth 3 mijë e 500 euro para të gatshme, si dhe disa pako me cigare, vlera e të cilave nuk dihet ende.

Njësitet relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, por nuk raportohet për ndonjë person të arrestuar.