(VIDEO)Pjetër Ndrecaj me antiplumb e zinxhirë në gjykatë

Me siguri maksimale u soll në gjykatë Pjetër Ndrecaj ku do të ballafaqohet sërish me akuzën për vrasjen e gruas së tij dhe vajzës së tij.

 

 

Pasi gjykimi i tij nisi nga fillimi, Ndrecaj u soll sot në gjykatë i prangosur në duar dhe këmbë. Ai kishte të veshur edhe jelek antiplumb.

Ndrecaj ishte dënuar me 24 vite burg nga Gjykata Themelore në Prishtinë në nëntor të vitit 2018. Gjykata e Apelit më pas ia rriti dënimin në burgim të përjetshëm, që është dënimi më i rëndë sipas ligjeve të Kosovës.

Në qershor më pas, Gjykata Supreme vendosi që tërë procesin ta kthejë nga fillimi.

Vrasja e gruas dhe vajzës 9 vjeçe: Gjykata Supreme anulon dënimin me burgim të përjetëshëm për Pjetër Ndrecajn