Videomesazhi i Albin Kurtit në 12 vjetorin e pavarësisë: Kosova është një hap prapa popullit të vet

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka uruar qytetarët e vendit nëpërmjet një video mesazhi.

“Urime Pavarësia e Republikës sonë! Viti i 12 i saj. Pavarësia është përpjekja jonë e vazhdueshme, për të cilën puna nuk përfundon asnjëherë. Ajo ishte ideali përbashkues i brezave para nesh dhe vijon të jetë sfida përpara nesh”, ka deklaruar Kurti.

Ai ka thënë se Kosova si vend është një hapë prapa popullit, por populli ka shpresa si asnjëherë më parë.

Urime 12 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës!

Urime 12 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës!

Publiée par Albin Kurti sur Lundi 17 février 2020

Ndërsa, ka thënë se qeveria të cilën e drejton do të marr vendime në të mirë të qytetareve.

“Sot Kosova është një hap prapa popullit të vet. Ajo nuk është në ditët e saj më të mira, por populli ka shpresa më të mëdha se kurrë më parë. Shpresa e popullit është detyra jonë. Ne, të gjithë, kemi mospajtimet e dallimet tona, por si Qeveri është koha të marrim vendime. Nuk do t’ju shmangemi vështirësive, por do t’ju bëjmë ballë atyre. Këto vendime do ta lartësojnë Kosovën në nivel me popullin e saj. Sepse, detyra e qeverisë është të jetë në hap me popullin, për çfarë i takon dhe e meriton ai. Fisnike e madhështore. E panënshtrueshme dhe e vendosur”, thuhet tutje në urimin e kryeministrit Kurti.

Kjo është fjala e plotë e Albin Kurtit për 12 vjet shtet:

Të dashur qytetarë,

Urime Pavarësia e Republikës sonë! Viti i 12 i saj.

Pavarësia është përpjekja jonë e vazhdueshme, për të cilën puna nuk përfundon asnjëherë. Ajo ishte ideali përbashkues i brezave para nesh dhe vijon të jetë sfida përpara nesh.

Sot Kosova është një hap prapa popullit të vet. Ajo nuk është në ditët e saj më të mira, por populli ka shpresa më të mëdha se kurrë më parë. Shpresa e popullit është detyra jonë. Ne, të gjithë, kemi mospajtimet e dallimet tona, por si Qeveri është koha të marrim vendime. Nuk do t’ju shmangemi vështirësive, por do t’ju bëjmë ballë atyre. Këto vendime do ta lartësojnë Kosovën në nivel me popullin e saj. Sepse, detyra e qeverisë është të jetë në hap me popullin, për çfarë i takon dhe e meriton ai. Fisnike e madhështore. E panënshtrueshme dhe e vendosur.

Potenciali i popullit të Kosovës ishte shumë më para se kapaciteti i qeverive të deritanishme. Tani do të kemi qeveri e cila do t’i realizoj kërkesat e qytetarëve të saj. Të rinjtë tanë tregojnë më shumë suksese jashtë se këtu. Kjo sigurisht që është e dhimbshme, por është edhe shpresdhënëse. E dhimbshme sepse ajo nuk po zhvillohet këtu, e shpresëdhënëse sepse do të mund të zhvillohet edhe këtu.

Më lejoni që t’ua uroj edhe njëherë këtë ditë të rëndësishme për vendin tonë. Të bëhemi bashkë e të punojmë për ditë më të mira.

Zhvillim ekonomik, pra punësim. Rend e ligj e siguri, pra drejtësi. Arsim dhe Shëndetësi, pra mirëqenie. Politika sociale, pra barazi. Politikë e jashtme, pra dinjitet. Integrim Evropian, pra përparim. Infrastrukturë dhe Energji, pra stabilitet. Kulturë dhe Sport, pra gëzim dhe Mërgata jonë, pra bashkëpunim.

Këto janë prioritete tona.

Gëzofshi përherë me më të dashurit tuaj! Secili, të gjithë, bashkë.