Screenshot: Aksident në autostradën "Ibrahim Rugova"

Videoja virale e aksidentit të para më shumë se dy viteve, vetëm një person i gjobitur për këtë ngjarje

Një vetaksident trafiku kishte ndodhur më 21 korrik 2020 në autostradën “Ibrahim Rugova”, përderisa ditëve të fundit në interent ka qarkulluar një video ku shihet se si kishte ndodhur e gjithë ngjarja.

Lidhur me këtë aksident të ndodhur para më shumë se dy viteve, ku dyshimet janë u bë gjatë kohës sa po zhvillohej një garë shpëjtësie, personi që ishte aksidentuar më pas edhe ishte gjobitur.

Ndonjë dënim tjetër nuk është shqiptuar ende, ndonëse pjesëmarrës në këtë garë që rezultoi me lëndime trupore e dëme materiale kishte edhe të tjerë.

Video e publikuar ka konstatuar se një numër veturash morën pjesë në këtë garë e madje shpëjtësia e lëvizjes së tyre është e qartë se thyen rregullat e trafikut.

Burime të KALLXO.com brenda Policisë së Kosovës kanë bërë të ditur se rasti i këtij aksidenti ishte trajtuar nga ekipa e hetimeve të aksidentëve në Njësitit për kontroll të Autostradave.

Rasti fillimisht ishte trajtuar si aksident me kryerës të panjohur, pasi dyshohej se kishte edhe automjete të tjera të përfshira si rezultat i garave të shpejtësisë.

Përpos hetimeve tjera që kishte bërë policia, asokohe ishte arritur të sigurohej nga ana e hetuesve policor të sigurohej edhe video e cila tashmë veçse është bërë publike.

Burimet tregojnë se kjo video ka konstatuar se drejtuesi i automjetit ishte vetaksidentuar.

Informatat e Policisë kishin sjellë dyshimet se aksidenti kishte ndodhur gjatë kohës kur ishte duke u mbajtur një garë shpejtësie në mes disa automjeteve, e siç edhe shihet në video është një numër i konsiderueshëm i tyre.

Më pas rasti nga Policia ishte dërguar për trajtim në Gjykatën Themelore në Prishtinë, në Divizionin për Kundërvajtje.

Kjo pasi, sipas burimeve, në aksident përveç dëmeve materiale, drejtuesi i makinës së aksidentuar kishte pësuar edhe lëndime trupore.

Burimet njoftojnë se gjykata pas trajtimit të lëndës e kishte shpallur vetën jo kompetent dhe e kishte kthyer prapë lëndën tek të parët që e kishin trajtuar ngjarjen.

Pas marrjes së këtij rasti për të dytën herë, Njësia për Kontrollin e Autostradave me datën 22 tetor 2021, personit që kishte shkaktuar vetaksidentit i kishte shqiptuar gjobë si shkaktar i aksidentit të trafikut.

Video në fjalë është bërë publike pas një postimi në rrjetin social në “Tik-Tok”, e siç shihet në faqen e qytetarit që bëri publik videon e aksidentit vazhdimisht publikohen edhe video të tjera të ngjashme.

Këto postime tregojnë se personi në fjalë vazhdimisht publikon video të tilla që shfaqin tjekalimit e shpëjtësisë në zona të caktuara.

Lidhur me këtë, KALLXO.com është interesuar në Policinë e Kosovës të dijë nëse ndaj personit në fjalë është marr ndonjë masë dhe është në pritje të përgjigjeve.