(VIDEO)Aksidentohet kamioni në autostradë, lëndohet shoferi

Një aksident trafiku sot ka ndodhur në Autostradën Prishtinë-Shkup, “Arbën Xhaferi” rreth orës 13:00. Në këtë aksident ka qenë i përfshirë një kamion dhe një veturë.

KALLXO.com posedon një video ku shihet se kamioni është rrokullisur.

Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi.

“Ju njoftoj se sot me dt.10.08.2019 rreth orës 13:20, në autostradën “Arber Xhaferi” në dalje të autostradës për në fsh.Bibaj ,Ferizaj, ka ndodh një aksident trafiku ku një kamioni është rrokullisur dhe është përplasur në rrethojat e rrugës”, tha ai.

Ai shtoi se si pasojë e kësaj rrethojat metalike kanë goditur një veturë e cila është dëmtuar.

Shoferi i kamionit është i lënduar dhe është dërguar për tretman mjekësor.