
VIDEO - Zjarri në një kafene në Suharekë, lëndohet një person
Një kafene është kapluar nga zjarri më 07.01.2024 në Suharekë dhe një person ka pësuar lëndime trupore.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Vesel Gashi në një prononcim për KALLXO.com ka thënë, se reagimi policor ishte i menjëhershëm të cilët kanë njoftuar zjarrfikësit që të lokalizojnë zjarrin.
“Me datë 07/01/2025 rreth orës 16:19, përmes 112 policia në Suharekë, ka marrë informatë për një incident zjarri, në rrugën ‘Brigada 123’ në Suharekë, në kafenenë ‘Simple’. në Suharekë. Reagimi policor ishte i menjëhershëm, po ashtu janë njoftuar zjarrfikësit te cilët kanë dalë në vendin e ngjarjes menjëherë dhe kanë arritur qe ta lokalizojnë (shuajnë) zjarrin. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet relevante policore, të cilat i kanë ndërmarrë të gjitha veprimet ligjore ne lidhje me ketë rast”-ka thënë Gashi.
Gashi thotë se në përpjekje për të shuar zjarrin një person ka pësuar lëndime trupore, i cili më pas ka marrë tretman mjekësor në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Suharekë.
“Po ashtu është njoftuar Inspektori i punës dhe Eksperti i zjarreve, të cilët kanë dalë në vendin e ngjarjes. Në përpjekje për të shuar zjarrin një person ka pësuar lëndime trupore, i cili ka marrë tretman mjekësor në QMF Suharekë”- është shprehur Gashi.
Lidhur me rastin, Gashi thotë se është njoftuar prokurori i shtetit dhe në konsultim me të njëjtin rasti është iniciuar “Incident zjarri”.
Njësiti i hetimeve i stacionit policor në Suharekë, është duke i zhvilluar hetimet.