VIDEO: Zjarrfikësit në Australi i gëzohen shiut

Zjarret e mëdha kanë kapluar pyjet e Australisë, duke shkaktuar dëme të mëdha.

Qindra persona janë plagosur e disa kanë vdekur nga këto zjarre, që kanë shkatërruar miliona hektarë pyje.

Po ashtu mbi 480 milionë kafshë janë bërë shkrumb nga zjarret në Australi.

Por, në News South Wales në Australi, zjarrfikësit kanë marrë frymë pasi ka filluar një shi i cili u ka dhënë shpresa për ndaljen e zjarrit.

Zjarrfikësit i janë gëzuar këtij shiu.

Më poshtë mund të shihni një video e cila është bërë virale në rrjetin social Twitter.