VIDEO - Zjarr në një objekt mbrapa Hotel Grandit-it

Një zjarr ka kapluar një objekt mbrapa ‘Hotel Grand” në Prishtinë.

Sipas policisë ende nuk dihet saktë se për çfarë objekti bëhet fjalë pasi që të njëjtit ende nuk kanë marrë ndonjë raport informues në lidhje me rastin.

KALLXO.com ka kontaktuar me zyrën e Njësitit të Zjarrëfikësve. Ata kanë konfirmuar zjarrin por nuk kanë dhënë detaje se cili ka qenë shkaku, ndërsa kanë shtuar se është duke u intervenuar në rast.

“Kemi pasur thirrje nga ana e policisë për një rast të tillë. Njësiti i zjarrëfikësve është në vendin e ngjarjes saktësisht në intervenim. Ende nuk kemi raport se çka saktësisht ka ndodhur”, ka thënë për KALLXO.com, zyra e Njësitit të Zjarrëfikësve.

KALLXO.com ka siguruar edhe video nga vendi i ngjarjes.