VIDEO: Zjarr në një lokal në Prishtinë

Një zjarr ka shpërthyer para pak minutash në një lokal në lagjen “Dardania” të Prishtinës.

Një qytetar ka dërguar pamje nga vendi i ngjarjes, ku shihet se si lokali është kapluar nga zjarri.

Sipas qytetarit, në vendin e ngjarjes kanë dalë ekipet e Zjarrfikësve.

Nuk dihen shkaqet e zjarrit as nëse ka të lënduar në këtë incident.

Këto janë pamjet e dërguara nga qytetari.