VIDEO: Zjarr në malet afër Vushtrrisë

Një zjarr i madh ka përfshirë disa male afër Vushtrrisë.

Pamjet e siguruara nga KALLXO.com tregojnë për zjarrin që ka përfshirë një pjesë të madhe të maleve në afërsi të fshatit Karaçë të Vushtrrisë.

KALLXO.com ka kontaktuar me komandantin e Zjarrfikësve të Vushtrrisë, Fadil Hyseni, i cili ka konfirmuar rastin në të cilin ka ndërhyrë ai me kolegët e tij.

Zjarri, sipas Hysenit, ka rënë në orët e pasdites.

“Kemi qenë me ekipe në terren dhe e kemi lokalizuar dhe e kemi shuar zjarrin”, tha Fadil Hyseni për KALLXO.com.

 

Ky botim është prodhuar me përkrahjen e Bashkimit Europian. Përmbajtja e këtij botimi është përgjegjësi e BIRN-it dhe në asnjë mënyrë nuk mund të konsiderohet si qëndrim i Bashkimit Europian.